Politike

Arrestimi i Veliajt, BE kundër deklaratave të Ramës: Të mos i bëhet presion SPAK

Duke folur për Dosja.al, delegacioni i BE ka dalë kundër sulmeve të kryeministrit Rama ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së.  

12 Shkurt 2025, 16:02 Nga I.A
Arrestimi i Veliajt, BE kundër deklaratave të Ramës: Të mos
BE

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar për arrestimin dhe hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Duke folur për Dosja.al, delegacioni i BE ka dalë kundër sulmeve të kryeministrit Rama ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së.  

BE në deklaratën e saj thekson se janë duke ndjekur nga afër hetimet ndaj Veliajt. Ndërkohë që delegacioni thekson se BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht ndaj reformës në drejtësi dhe mbështetë pavarësinë e tyre. 

"Po ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim. Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, reagimi i plotë.

be edi rama arrestimi i erion veliajt

Sondazh

Poll