Politike

Vijon seanca për Veliajn/ Punonjësit e administratës së Bashkisë rikthehen te GJKKO, presin të mësojnë 'fatin' e kryebashkiakut

Punonjësit janë mbledhur dhe kërkojnë të mësojnë 'fatin' e kryebashkiakut Veliaj, ndërkohë që vijon seanca me dyer të mbyllura.

12 Shkurt 2025, 16:40 Nga B.Z
Vijon seanca për Veliajn/ Punonjësit e administratës së
Protesta te GJKKO

TIRANË - Punonjësit e administratës së Bashkisë janë mbledhur jashtë ambjenteve të Gjykatës së Posaçme aty ku po mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë. Punonjësit janë mbledhur dhe kërkojnë të mësojnë 'fatin' e kryebashkiakut Veliaj, ndërkohë që vijon seanca me dyer të mbyllura.

Bëhet me dije se shumica e punonjësve të administratës kanë marrë urdhër që duhej të ishin para GJKKO. Punonjësit ishin edhe mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t'i bërë presion SPAK. Ata u paraqitën në dyert e SPAK që në orët e para të mëngjesit duke penguar furgonin që transportonte Veliajn të futej në institucion. Seanca ndaj Veliajt bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenvëe vijon ende.

Masat e sigurisë dhe akuzat për të pandehurit

-Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
-Ajola Xoxa – Arrest shtëpie; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
-Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
-Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Fatmir Bektashi -Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
-Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv (masa nuk është ekzekutuar)
-Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

erion veliaj edi rama

Sondazh

Poll