Sport

Carragher i sugjeron Cityt: "Shumë gabime nga Ederson, ju duhet një portier i ri"...

Fjalët e Carragher hapin një debat mbi nevojën për një ndryshim në portën e Manchester Cityn, i cili vitet e fundit e ka qenë një nga pikat kryesore në lojën mbrojtëse të skuadrës

12 Shkurt 2025, 16:28 Nga DOSJA
Carragher i sugjeron Cityt: "Shumë gabime nga Ederson, ju duhet

ANGLI - Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpool dhe tani ekspert për Sky Sports dhe CBS, ka shprehur kritika të forta ndaj portierit të Manchester City, Ederson, pas paraqitjes së brazilianit në ndeshjen e Champions League kundër Real Madrid.

Sipas Carragher, skuadra e Guardiolës ka nevojë për një portier të ri. "Ne vazhdojmë të flasim për mënyrën sesi City ka nevojë për një mesfushor për shkak të moshës së disa lojtarëve.

Por mendoj se ka ardhur koha kur ata duhet të kërkojnë gjithashtu edhe një portier të ri,"- tha Carragher pas fitores së Real Madridit në ndeshjen e parë play-off të Champions League ndaj Manchester United.

"Ederson ishte fantastik me këmbët e tij, por për sa i përket pritjeve, ai e penalizoi skuadrën sonte (mbrëmë)”.

Fjalët e Carragher hapin një debat mbi nevojën për një ndryshim midis portës për Manchester Cityn, i cili vitet e fundit ka qenë një nga pikat kryesore mbrojtëse për skuadrën. Do të jetë interesante të shihet nëse Pep Guardiola do ta marrë në konsideratë këtë opsion në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll