Sport

Përshkrimi fantastik i Gerard Pique për brazilianin Neymar…

Ish-mbrojtësi i Barçës, Gerard Pique, ka shprehur mendimin e tij për yllin brazilian, Neymar Jr.

12 Shkurt 2025, 14:14 Nga DOSJA
Përshkrimi fantastik i Gerard Pique për brazilianin Neymar…

SPANJE - Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique mori pjesë në një intervistë me blogerin, Adri Contreras.

Kur ai foli për Vinicius Junior, ai e quajti anësorin e Real Madridit, si fituesin e ardhshëm të “Topit të Artë”.

I pyetur për ish-shokun e tij të skuadrës, Neymar, mbrojtësi spanjoli tha: “Eshtë lojtari më i mirë në histori në mesin e atyre që nuk e kanë fituar “Topin e Artë”.

Sulmuesi braziliani u largua nga Al Hilal në muajin janar, për t’u rikthyer tek klubi i fëmijërisë, Santos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll