Sport

Listës së dëmtimeve të Arsenalit i shtohet edhe Kai Havertz, pas stërvitjeve në Dubai

Me disa sulmues të Arsenalit tashmë të dëmtuar, edhe gjermani Kai Havertz pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit sipas The Athletic.

12 Shkurt 2025, 14:43 Nga DOSJA
Listës së dëmtimeve të Arsenalit i shtohet edhe Kai Havertz,

ANGLI - Infermieria e Arsenalit po mbushet edhe më shumë. Pas dëmtimeve të Gabriel Jesus, i dëmtuar rëndë në gjurin e majtë dhe i padisponueshëm prej disa muajsh, i Bukayo Sakas, rikthimi i të cilit në fushë pritet në mars dhe i Gabriel Martinellit (kërthiza) për rreth një muaj tjetër.

Këtyre emrave me gjasa i shtohet edhe Kai Havertz që duhet të humbasë gjysmën e dytë të sezonit dhe nuk do të kthehet deri në fillimin e sezonit të ardhshëm, sipas The Athletic.

Ish-sulmuesi i Chelseat pësoi një grisje të kofshës gjatë kampit stërvitor të Topçinjve në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kjo është një tjetër goditje për Mikel Artetën, i cili e gjen veten pa një sulmues të aftë për të luajtur në front, ndërsa Arsenali nuk regjistroi asnjë ardhje në këtë pozicion gjatë afatit kalimtar dimëror të mbyllur së fundmi. Për kujtesë, gjermani (55 ndeshje, 20 gola) është golashënuesi më i mirë i “Topçinjve” në Premier League këtë sezon me 9 gola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll