Sport

Man.City dhe Reali "e tradhëtuan”, Sergio Aguero humbet 10 mijë dollarë…

Kuota ishte 3.65 dhe kështu argjentinasi mund të fitonte 36.500 dollarë (pak më shumë se 35.000 euro), por gjërat nuk shkuan siç pritej nga ish-sulmuesi…

12 Shkurt 2025, 14:00 Nga DOSJA
Man.City dhe Reali "e tradhëtuan”, Sergio Aguero humbet 10

ANGLI - Dihet që Sergio Agüeros herëpashere i pëlqen të vendosë ndonjë bast. Ish-sulmuesi publikon shpesh baste me shuma shumë të mëdha, çka e tregoi që mbrëmë kishte vënë bast për ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, e vlefshme për ndeshjen e parë të play-offit të Champions League.

‘Kun’ investoi 10.000 dollarë (9.600 euro), duke shpresuar se do të shënoheshin saktësisht dy gola në pjesën e parë. Kuota ishte 3.65 dhe kështu argjentinasi mund të fitonte 36.500 dollarë (pak më shumë se 35.000 euro), por gjërat nuk shkuan siç pritej.

Në 45 minutat e para, ka mbërritur vetëm goli i shënuar nga Erling Haaland në minutën e 19-të. Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga Real Madrid, rezultati nuk ndryshoi deri në pjesën e parë dhe, për ironi, në pjesën e dytë pati katër gola (Mbappé, sërish Haaland, Diaz dhe Bellingham).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll