Sport

FSHF i jep Ukrainës “Elbasan Arenën”, për ndeshjen e femrave me Kroacinë!...

FSHF do të organizojë dhe mirëpresë këtë sfidë më 25 shkurt, në ora 18:00, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

12 Shkurt 2025, 13:30 Nga DOSJA

FSHF i jep Ukrainës “Elbasan Arenën”, për ndeshjen e

TIRANË - Për shkak të situatës së pazakontë në Ukrainë, UEFA ka vendosur që ndeshja Ukrainë - Kroaci, e vlefshme për Grupin B4 të Nations League për vajza, të luhet në Shqipëri.

FSHF do të organizojë dhe mirëpresë këtë sfidë më 25 shkurt, në ora 18:00, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Skuadrat do të përgatiten dhe do të zhvillojnë stërvitjet e tyre zyrtare në vendin tonë, sipas protokollit të UEFA-s.

Kujtojmë se Ukraina dhe Kroacia janë pjesë e Grupit B4, ku ndodhet edhe Shqipëria dhe Çekia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll