Sport

Champions League, sot edhe katër ndeshje tjera interesante të fazës ‘play-off’

Midis tyre interesante do të jetë ndeshja që do të zhvillohet në Roterdam, ku skuadra vendsase e Feyeenordit do të presi Milanin nga ora 21:00.

12 Shkurt 2025, 11:13 Nga DOSJA
Champions League, sot edhe katër ndeshje tjera interesante të

ZVICER - Sot (e mërkurë), duke nisur nga ora 18:45, janë për t’u zhvilluar edhe katër ndeshjet tjera në kuadër të fazës ‘play-off’ në Champions League.

E marta mbrëma, ishte një natë magjike për futbollin, ku u zhvilluar katër përballje interesante, ku vëmendja ishte në Etihad, me Real Madridin që mori një fitore të madhe 2-3 ndaj Manchester Cityt.

Në ndeshjet tjera, Paris Saint-Germain fitoi 3-0 në udhëtim te Brest, Juventusi mposhti 2-1 PSV Eindhovenin dhe Borussia Dortmund triumfoi 3-0, si mysafir i Sportingut në Lisbonë.

Interesante do të jetë ndeshjet edhe gjatë mbrëmjes së sotme, ku spikat ndeshja që do të zhvillohet në Roterdam, ku skuadra vendsase e Feyeenordit do të presi Milanin nga ora 21:00.

Interesante pritet të zhvillohet gjithashtu në përballjet Monaco-Benfica dhe Celtic-Bayern Munich, të dyja në orarën 21:00. Takimi i vetëm që pritet të fillojë nga ora 18:45, është ai në mes të Club Brugge dhe Atalantës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll