Aktualitet

EMRI/ I akuzuar nga SPAK për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, arrestohet në Tiranë 28-vjeçari i shpallur në kërkim

Ai akuzohet nga SPAK për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

12 Shkurt 2025, 14:01 Nga N.F
EMRI/ I akuzuar nga SPAK për pjesëmarrje në grup të
Arrestimi

TIRANË- Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. I riu Elvis Ndreca u vendos në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim. Ai akuzohet nga SPAK për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndaj Ndrecës Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “ëanted”. Kapet një 28-vjeçar i shpallur në kërkim, i akuzuar nga SPAK, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posacme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “ëanted”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi:

E. N., 28 vjeç, banues në Lezhë. Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhr grupi i strukturuar kriminal.” Shtetasi E. N. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestohet elvis ndreca

Sondazh

Poll