Aktualitet

Kaloi gardhin e sigurisë nga pjesa e Burgut, një grua hyn në oborrin e SPAK, policia e nxjerr me forcë jashtë (FOTO)

Gruaja sapo është konstatuar nga punonjësit e policisë është nxjerrë nga oborri i SPAK dhe është shoqëruar. Gruaja ka rezistuar disa herë ndërsa u bëri thirrje policëve që të mos e prekin.

12 Shkurt 2025, 10:44 Nga N.F
Kaloi gardhin e sigurisë nga pjesa e Burgut, një grua hyn në
Shoqërimi i gruas nga policia

TIRANË-Një grua ka tentuar ditën e sotme të hyjë në ambientet e SPAK nga ana e Burgut. Tentativa e gruas ka ardhur teksa sot mbahet vlerësimi i masave të sigurisë në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.

Gruaja sapo është konstatuar nga punonjësit e policisë është nxjerrë nga oborri i SPAK dhe është shoqëruar. Gruaja ka rezistuar disa herë ndërsa u bëri thirrje policëve që të mos e prekin. Ajo është nxjerrë me frocë nga ambientet e SPAK. Mësohet se ajo prej kohësh del në protesta. Gjithashtu dyshohet vuan nga probleme të shëndetit mendor.

spak policia

Sondazh

Poll