Aktualitet

Drejtoresha e Spitalit Rajonal në Dibër Irini Shehu godet me sende të forta shefin e financës, procedohet penalisht

37-vjeçari Shaban Uklala ka denoncuar në polici rastin dhe ka akuzuar drejtoreshën se e ka goditur atë me një send të fortë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime.

12 Shkurt 2025, 10:07 Nga N.F
Drejtoresha e Spitalit Rajonal në Dibër Irini Shehu godet me sende
Spitali Rajonal Dibër

DIBËR- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar ditën e djeshme në Dibër. Drejtoresha e Spitalit Rajonal, Irini Shehu ka goditur me sende të forta shefin e financës së këtij spitali Sh.U për shkak të detyrës. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të ditës së martë në ambjentet e spitalit teksa drejtoresha Shehu dhe shefi financës Shaban Uklala ndodheshin në zyrë.


37-vjeçari Shaban Uklala ka denoncuar në polici rastin dhe ka akuzuar drejtoreshën se e ka goditur atë me një send të fortë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime. Policia sqaron se ka referuar në prokurori rastin dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetases Irini Shehu, me detyrë Drejtore e Spitalit Rajonal Dibër nën akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Shehu aktualisht mban detyrën edhe të Kryetares së Këshillit Bashkiak Dibër ndërsa është akuzuar shpesh për arrogancën e saj në komunikim me vartësit apo kolegët e këshillit bashkiak.

irini shehu

Sondazh

Poll