Politike

Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së: Kryetarja e Komisionit të Ligjeve e mori vesh përfshirjen në akt-akuzë nga televizori

Kryesocialisti tha se Bushka u njoh me me këtë akt-akuzë nga televizori dhe as nuk është thirrur, as nuk është pyetur.

12 Shkurt 2025, 09:03 Nga M.B
Bushka nën hetim/ Rama në mbledhjen e Grupit të PS-së:
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama ka mbajtur fjalën në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të forcës politike që ai drejton. Rama foli për rastin e marrjes nën hetim nga SPAK të deputetes Klotilda Bushka lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Kryesocialisti tha se Bushka u njoh me me këtë akt-akuzë nga televizori dhe as nuk është thirrur, as nuk është pyetur.

"Ky është një takim jashtë radhe i grupit me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve gjë që e kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi në njëfarë mënyre të befasuar që ajo figuron në akt-akuzën thuajse 400 faqe për kryetarin e Bashkisë dhe bashkëshorten e tij, ndërkohë që Kryetarja e Komisionit të ligjeve e ka marrë vesh përfshirjen në këtë akt-akuzë nga televizori, as nuk është thirrur, as nuk është pyetur dhe as nuk është dëgjuar", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll