Politike

Rivlerësimi i masave të sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe 7 të pandehurve, seanca ende nuk ka nisur, shkak ndërprerja e energjisë elektrike në GJKKO

Kryebashkiaku Erion Veliaj është transferuar nga Blloku i Sigurisë për në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë dhe ndodhet brenda ambienteve të institucionit.

12 Shkurt 2025, 08:57 Nga N.F
Rivlerësimi i masave të sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe 7
Mbështetësit para GJKKO-së

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme rreth orës 08:30 do të zhvillohej seanca për rivlerësimin e masave të sigurisë për 8 të pandehurit e dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, ku janë të vënë në pranga vetë Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule. Ndërkohë raportohet se seanca nuk ka nisur ende përshkak se nuk ka energji elektrike në godinë.

Në këto rrethana, është vendosur në punë gjeneratori i institucionit. Kryebashkiaku Erion Veliaj është transferuar nga Blloku i Sigurisë për në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë dhe ndodhet brenda ambienteve të institucionit.

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.


Çfarë ka ndodhur më parë?

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

arrestimi i erion veliaj masa e sigurise ne gjkko

Sondazh

Poll