Politike

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!" Seanca për masat e sigurisë, biznesmeni Gentian Sula mbërrin në GJKKO, ja çfarë tha para mediave

Momentalisht Sula është lënë me masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

12 Shkurt 2025, 08:40 Nga M.B
“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes!"
Gentian Sula

TIRANA- Biznesmeni Gentian Sula ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme ku dhe do të mbahet seanca për masën e sigurisë. Momentalisht Sula është lënë me masën e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

“Më vjen keq që lodheni që në mëngjes", tha Sula për gazetarët teksa po hynte në ambientet e GJKKO-së.

Sula dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk.

gentian sula

Sondazh

Poll