Politike

"Miliona euro për të manipuluar opinionin"/ Këlliçi: Rama ka dhënë dritën jeshile për arrestimin e Veliajt!

Këlliçi, deklaroi se është pikërisht Edi Rama ai që ka dhënë dritën jeshile për arrestimin e Erion Veliajt, pasi sipas tij ai prej muajsh po e godiste atë dhe po i hiqte përgjegjësit.

11 Shkurt 2025, 22:06 Nga B.Z
"Miliona euro për të manipuluar opinionin"/
Belind Këlliçi

TIRANË - Belind Këlliçi ka ngritur akuza mbrëmjen e sotme se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arestuar me urdhër të kryeministrit Rama.

I ftuar në A2CNN, Këlliçi, deklaroi se është pikërisht Edi Rama ai që ka dhënë dritën jeshile për arrestimin e Erion Veliajt, pasi sipas tij ai prej muajsh po e godiste atë dhe po i hiqte përgjegjësit.

Këlliçi shton se kryeministri ka humbur kontrolli që ditën kur ish-drejtuesi i fushatës së Trump, i atashuar tashmë pranë PD, i tha se është një kukull e Sorosit.

“Zullumi është trashur sa nuk mban më. Miliona euro të hedhura për të manipuluar opinionin, për të blerë ndjekës nga Bangladeshi në rrjetet sociale. Ditën që tha është kukulla e Sorosit, Rama ka luajtur mendsh. Ky është fillimi. Ai ka dhënë vetë dritë jeshile për arrestimin e Veliaj. Kam thënë që po e godet Veliajn, po e zvogëlon”, u shpreh Këlliçi.

Sondazh

Poll