Politike

Klotilda Bushka e implikuar në skemën e fondeve abuzive nga Ambasada Amerikane/ Gazetari: Ekziston rreziku që FBI ta arrestojë në zyrë!

Lidhur me këtë Tomorri thotë se ligjërisht ekziston rreziku që FBI mund të vijë dhe të arrestojë në zyrë Klotilda Bushkën. Tomorri thotë se kanë marrë 18 mijë dollarë për një projekt dhe nuk kanë bërë asgjë, përveç se kanë sajuar fatura fiktive për të justifikuar lekët

11 Shkurt 2025, 22:44 Nga B.Z
Klotilda Bushka e implikuar në skemën e fondeve abuzive nga Ambasada
Klodian Tomorri

TIRANË - Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me dosjen hetimore të kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, ku thuhej se OJF-të e Ajola Xoxes kanë marrë fonde abuzive edhe nga ana e Ambasadës Amerikane. Në dosje përmendej si e implikuar edhe deputetja socialiste, njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. 

Lidhur me këtë Tomorri thotë se ligjërisht ekziston rreziku që FBI mund të vijë dhe të arrestojë në zyrë Klotilda Bushkën. Tomorri thotë se kanë marrë 18 mijë dollarë për një projekt dhe nuk kanë bërë asgjë, përveç se kanë sajuar fatura fiktive për të justifikuar lekët. Tomorri thotë se Bushka duhet shkarkuar nga detyra para se FBI të zbarkojë në zyrat e saj dhe ta arrestojë.

Reagimi i Tomorrit:

Ligjerisht ekziston rreziku, qe FBI mund te vije dhe te na arrestoje ne zyre kryetaren e Komisionit te Ligjeve.
Me ligjin amerikan, po vodhe leke te taksapaguesve amerikane, FBI te arreston ne cdo cep te botes pavaresisht nese je shtetas i nje vendi tjeter. Blatteri i Fifas psh keshtu e hengri.
Tani OJF-ja e kryetares se Komisionit te Ligjeve paska vjedhur leket e Ambasades Amerikane. Kane marre 18 mije dollare per nje projekt dhe nuk kane bere asgje.
Pastaj, bashke me bashkeshortin kane sajuar fatura fiktive per te justifikuar leket.
Dmth keta i kane rruajtur leket edhe Ambasades Amerikane ere, kaq te rrezikshem jane. Dhe kur kane guxim qe vjedhin dhe leket e amerikaneve, keto te miletit ketu i kane buke me djath.
Ore shkarkoje te pakten se do vije FBI te ta marre ne zyre dhe do qeshe bota.
Ua ua ua

klodian tomorri klotilda bushka

Sondazh

Poll