Art&Argëtim

“Më vjen turp”, Trejsi Sejdini braktis Leonard Dukën: S’mbaj përgjegjësi për ty, jam seks simbol dhe s’ngatërrohem

9 Janar 2020, 09:33 Nga DOSJA
“Më vjen turp”, Trejsi Sejdini braktis Leonard Dukën:

TIRANË– Miss Universe Albania 2018, Trejsi Sejdini është një emër i lakuar gjatë në median rozë, për shkak dhe zërave që flasin për marrëdhënien e saj me një prej kokave të bandave, Leonard Dukës.

Por, bukuroshja e ftuar në emisionin “Glamour” ka vendosur të tregojë gjithçka, duke mohuar lidhjen e saj me bandat dhe me gjërat e paligjshme.

“Unë si Trejs dhe çfarëdolloj personi tjetër besoj se nuk mban përgjegjësi për veprimet e askujt, qofshin të hijshme të pahijshme të vërteta ose jo. Realisht më vjen shumë turp që më është lakuar emri në situate të tilla. Gjithashtu dua të theksoj faktin që nuk kam dashur të bëj nga këto gocat e Instagramit që nxjerr story dhe shaj mediat, nuk më ka pëlqyer kjo gjë. Trejsi është miss Albania 2018. Mund të kërkoni emrin tim dhe mund të shikoni Ëikipedia se çfarë sinonimesh kam unë si modele, domethën sekssimbol, model, miss Universe Albania, pafund. Trejsi nuk ka lidhje me asgjë që është e paligjshme. Nuk kam lidhje me asnjë person që ka lidhje me bandë,”- është shprehur Trejsi Sejdini në emisionin “Glamour”.

 

 

Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon hapur jetën e saj luksoze. Pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko, doli në pah edhe personi që fshihej pas të ardhurave marramendëse të modeles, i dashuri i saj Leonard Duka. Duka rezulton sprej më shumë se 3 vitesh është një nga krerët e një prej bandave më të rrezikshme në Tiranë. Ai bashkë me të vëllain, Erlisin, paratë e përfituara në mënyra të paverifikuara ende, kanë investuar në disa biznese. Përveç lokalit në zonën e Freskut, Leonard dhe Erlis Duka, rezultojnë se janë pronarë të një kompanie e cila është bashkim i emrave të të dyve.

Për ata që e njohin, e dinë se Leonard Duka vetëquhet tek miqtë e tij si “Princi Damian”, një nofkë e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën që ka 37-vjeçari. Megjithëse u arrestua në prill të këtij viti bashkë me ‘Gabelin’ Elvis Gaçaj, Leonard Duka, ia doli t’ia hidhte paq nga drejtësia.

(R.L/f.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz klani duka leonard duka miss universe albania 2018 trejsi sejdini klani duka leonard duka miss universe albania 2018 trejsi sejdini

Sondazh

Poll