U bë gjyshe për herë të parë, Jozefina Topalli tregon preferencat: Dua të më thërrasi ‘nëna Ina’, ose në emër…
8 Janar 2020, 19:02Nga DOSJA
Jozefina Topalli është një nga figurat që ka spikatur në politikën dhe në parlamentarizmin shqiptar. Ajo është e para grua në politikë, që për 8 vite ka mbajtur edhe postin e Kryetares së Kuvendit, një pozicion që gjithmonë ka qenë i drejtuar nga gjinia mashkullore.
Këtë pasdite, Topalli ka qenë e ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ku ka folur për statusin më të ri dhe më të bukur që ka marrë ndonjëherë, të bërit gjyshe. Prej 5 muajsh, ajo është bërë gjyshe e nipit të saj Nikolas.
“Ishte dhurata më e bukur që mund të kishim për Krishtlindje dhe Vitin e ri. Nikolas ka filluar të komunikojë, sigurisht që komunikimi i tij është me buzëqeshje me shikim, me drejtimin e duarve, apo të kap dorën dhe të shtrëngon gishtin, por e veçanta e tij është se ai që sa hap sytë buzëqesh dhe kjo është një mrekulli e Zotit. Kështu që ky vit ka qenë i veçantë, special dhe faleminderit Zotit që na ka bërë kaq bukur dhe kaq të dashur”.
Më tej, Topalli tregon se amësia ka një efekt humanizues dhe ndryshon gjithçka në jetën e një gruaje.
“Amësia ndryshon çdo gjë. Unë e ndjek, qysh ditën e parë të lindjes unë e kam marrë në familjen tonë për ta ndihmuar time bijë, për ta rritur dhe e ndjek në çdo ditë, në çdo ndryshim, siç do nënë dhe si çdo gjyshe në botë. Dhe ndjek në mënyrë të veçantë dhe time bijë dhe shoh se amësia ka një efekt humanizues dhe ndryshon gjithçka në jetën e një gruaje”.
Jozefina Topalli ka dëshirë që kur të rritet nipi i saj mos e thërrasë gjyshe, por nëna Ina.
“Nuk më pëlqen të më thërrasi gjyshe të them të vërtetën. Por do më thërrasë nëna Ina, besoj. Se mua kështu më thërrasin në shtëpi. Ose do më thërrasë në emër, nuk e di, nuk i jap shumë rëndësi kësaj. Ajo që dua është të rritet i shëndetshëm me mamin dhe babin e vet dhe të kenë qetësi në familjen e tyre dhe të kenë shëndet dhe jetë”.
Në emisionin “Rudina”, këtë pasdite ishte e ftuar politikania e njohur Jozefina Topalli. Ajo është e martuar me Ndoc Topallin dhe kanë dy fëmijë, vajzën Megin d...
TIRANË– Reperi Getoar Selimi që është njëkohësisht edhe bashkëshort i Marina Vjollcës është bërë pjesë e luftës së Alketa Vejsiut me koleget e saj, e cila ...
TIRANË– Aktori Rezart Veleshnja është futur mes ‘luftës’ që moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur duke sulmuar dhe kritikuar hapur koleget e saj, Xhemi Shehun...
SHBA– Skenaristi i njohur, i serialit më të ndjekur nga shqiptarët, ‘E shëmtuara Beti’, Silvio Horta ka vrarë veten.Bazuar tek raportimi i mediave të huaja, ske...
Lordes Leon, vajza e Madonna-s është fotografuar përkrah partnerit të saj, teksa shfaqet në super formë me bikini. Brune dhe seksi, duket se Lordes nuk ka shumë...
Ledri Vula, disa ditë më parë rrëmbeu vëmendjen me veprimin e tij të papritur, duke fshirë të gjitha postimet e tij nga profili zyrtar në Instagram. Por, fill p...
TIRANË– Moderatorja Arbana Osmani ka postuar një foto për të na rikujtuar se studiot e “Dua të të bëj të lumtur” po bëhen gati. Por, si çdo postim i...
TIRANË– Sherri mes tre vajzave të njohura në shoëbiz, Oriola Marashit, Kejvina kthellës dhe Einxhel Shkirës, vijon të rindizet herë pas here. Kësaj radhe k...