Vendimi drastik, Princi Harry dhe Meghan Markle largohen nga familja mbretërore: Do punojmë, të jemi të pavarur
8 Janar 2020, 21:08Nga DOSJA
ANGLI– Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë vendosur të dalin jashtë familjes mbretërore në mënyrë që të punojnë dhe të bëhen të pavarur financiarisht. Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari britanik, me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“Ne synojmë të tërhiqemi si ‘anëtarë të lartë’ të familjes mbretërore dhe do të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Mbretëreshën. Tani planifikojmë të ekuilibrojmë kohën tonë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës dhe Komonuelthit. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i siguruar gjithashtu familjes tonë hapësirën për t’u përqëndruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri bamirës. Ne mezi presim të ndajmë detajet e plota të këtij hapi tjetër emocionues në kohën e duhur, ndërkohë që vazhdojmë të bashkëpunojmë me Mbretëreshën, Princin e Uellsit, Dukën e Kembrixhit dhe të gjitha palët përkatëse. Deri atëherë, ju lutemi pranoni falënderimet tona më të thella për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”– thuhet në letrën e publikuar nga britaniku, e shkruar nga Markle.
Prince Harry dhe Meghan Markle u martuan më 19 maj të 2018-s dhe janë prindër të një djali. Vetë Markle ka pasur shumë herë përplasje me Mbretëreshën dhe me familjen e saj.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Alketa Vejsiu përveç sulmeve që ka nisur të bëjë drejt kolegeve të saj, motrave Vjollca dhe Xhemi Shehut, mesa duket ka prishur marrëdhëniet...
Jozefina Topalli është një nga figurat që ka spikatur në politikën dhe në parlamentarizmin shqiptar. Ajo është e para grua në politikë, që për 8 vite ka mbajtur...
Në emisionin “Rudina”, këtë pasdite ishte e ftuar politikania e njohur Jozefina Topalli. Ajo është e martuar me Ndoc Topallin dhe kanë dy fëmijë, vajzën Megin d...
TIRANË– Reperi Getoar Selimi që është njëkohësisht edhe bashkëshort i Marina Vjollcës është bërë pjesë e luftës së Alketa Vejsiut me koleget e saj, e cila ...
TIRANË– Aktori Rezart Veleshnja është futur mes ‘luftës’ që moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur duke sulmuar dhe kritikuar hapur koleget e saj, Xhemi Shehun...
SHBA– Skenaristi i njohur, i serialit më të ndjekur nga shqiptarët, ‘E shëmtuara Beti’, Silvio Horta ka vrarë veten.Bazuar tek raportimi i mediave të huaja, ske...
Lordes Leon, vajza e Madonna-s është fotografuar përkrah partnerit të saj, teksa shfaqet në super formë me bikini. Brune dhe seksi, duket se Lordes nuk ka shumë...
Ledri Vula, disa ditë më parë rrëmbeu vëmendjen me veprimin e tij të papritur, duke fshirë të gjitha postimet e tij nga profili zyrtar në Instagram. Por, fill p...