Art&Argëtim

Sherr mes Alketa Vejsiut dhe Ardit Gjebreas? ‘Menaxherja’ zbulon prishjen e marrëdhënieve, replika që s’e keni

8 Janar 2020, 19:16 Nga DOSJA
Sherr mes Alketa Vejsiut dhe Ardit Gjebreas? ‘Menaxherja’ zbulon

TIRANË– Alketa Vejsiu përveç sulmeve që ka nisur të bëjë drejt kolegeve të saj, motrave Vjollca dhe Xhemi Shehut, mesa duket ka prishur marrëdhëniet edhe me Ardit Gjebrean. Në mes të komenteve që ndjekësit po bënin në postimet ‘demaskuese’ dhe ironizuese të Vejsiut për moderatoren Xhemi Shehu, ka rënë në  sy njëri prej tyre.

Komenti është bërë nga Xhesi, vajza që është vetëdeklaruar në replika si menaxherja e faqes së Instagram të Revistës Class.

“Të imitojë njëherë Arditin dhe Arbanën…,”- shkruhej në komente, thotë Iconstyle, por që tashmë janë të bllokuara. Sipas të njëjtit burim, ky koment fsheh një ‘kod’ që tregon dhe konfirmon zërat për një prishje të marrëdhënieve mes Alketa Vejsiut dhe Ardit Gjebreas. Konfliktet mund të kenë lindur si pasojë e një konkurrence të mundhsme mes “Fest 58” dhe “Këngës Magjike”.

Ditët e fundit, moderatorja Alketa Vejsiu ka nisur të sulmojë përmes revistës që ajo vetë drejton, “Class”, koleget të cilat e imituan për faktin që këndoi shumë herë dhe ndërroi tetë fustane gjatë prezantimit të Festivalit të 58 të Këngës në RTSH. Ajo e filloi me motrat Vjollca, duke postuar një foto të të dyjave nga Dubai, ku Marina dhe Luana kishinshkuar me partnerët respektivë. Krahas fotos, Alketa ironizonte jetën luksoze, por në fund shtoi se fotoja e tyre është përdorur vetëm si ilustrim dhe nuk është shembulli konkret. Më tej vijoi me Xhemi Shehun, të cilës i publikoi një foto të vjetër, nga koha kur moderatorja ishte brune dhe me flokët me rrica.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu ardit gjebrea perplasjet e alketa vejsiut me moderatoret alketa vejsiu ardit gjebrea perplasjet e alketa vejsiut me moderatoret

Sondazh

Poll