Politike

"Vjen era korrupsion", Sula te Komioni i Ligjeve: Bushka ka penguar drejtësinë! Zonja kryetare lini radhën ta drejtojë mbledhjen një anëtar tjetër

Sula gjatë fjalës së tij i tha kryetares Bushka se duhet të lejojë dikë tjetër që ta drejtojë mbledhjen. Ai gjithashtu sugjeroi qe mbledhjen ta drejtojë një nga anëtarët e Komisionit.

11 Shkurt 2025, 11:04 Nga N.F
"Vjen era korrupsion", Sula te Komioni i Ligjeve: Bushka ka penguar
Sula

TIRANË- Anëtari i Komisionit të Ligjeve, Dashnor Sula gjatë seancës së sotme ka shpërthyer në akuza ndaj kryetares Klotilda Bushka. Bushka është në hetim nga SPAK për pengim të drejtësisë në lidhje me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj i cili u vendos në pranga ditën e djeshme me urdhër të SPAK.

Sula gjatë fjalës së tij i tha kryetares Bushka se duhet të lejojë dikë tjetër që ta drejtojë mbledhjen. Ai gjithashtu sugjeroi qe mbledhjen ta drejtojë një nga anëtarët e Komisionit. Sula më tej shtoi se kryetarja ka penguar drejtësinë ndërsa tha se ata nuk kanë moral të flasin. Ai shtoi se vjen era korrupsion.

"Ne si gjithë Komisioni i Ligjeve duhet të kishim reagim unifikues me situatën që ka ndodhur. Prandaj, zonja kryetare, mund t’ja lini radhën zonjës Çupi të drejtojë mbledhjen apo kujtdo anëtare e Komisionit mund ta kishte këtë aftësi.

Zonja kryetare ke penguar drejtësinë. Mbyllni gojën anëtarë socialistë të Komisionit, se nuk keni moral të flisni. Është turp. Vjen era korrupsion", tha Sula.

sula bushka

Sondazh

Poll