Politike

Arrestimi i Veliajt/ Noka thumbon mazhorancën në Kuvend: Ju ka rënë një hije vdekje! Jeni strukur si lepuj...

Noka ka hedhur thumba duke thënë se deputetëve të opozitës u ka rënë një hije e zezë. 

10 Shkurt 2025, 18:04 Nga B.Z
Arrestimi i Veliajt/ Noka thumbon mazhorancën në Kuvend: Ju ka
Flamur Noka

TIRANË - Deputeti demokrat Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit ka thumbuar deputetët e mazhorancës lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Veliaj. Noka ka hedhur thumba duke thënë se deputetëve të opozitës u ka rënë një hije e zezë. Ai shprehet optimist për zgjedhjet e 11 Majit, teksa shprehet se në këtë datë përfundon mandati i PS dhe fitorja është e Partisë Demokratike. 

Noka: Sot Shipëria dhe shqiptarët morën frymë thellë. Amerikanët e vërtetë u tha sot shqiptarve se do të çlirohet dhe Shqipria nga Soros dhe të palarat e ti. Ju ka rënë të gjithëve një hije vdekje, zonja sekretare e veshur me të zeza, ju ka vdekur dita zonjë. Ka vdekur ora juaj. Kur u shpall Berisha "Non Grata" dilnit ju dhe thonit SHBA, SHBA, flisnit sikur ishit zëdhënsësit e SHBA, iku ajo ditë vdiq ajo ditë. Vdiq edhe pushteti i mafies. Jeni strukur si lepuj. Erdhi dita jonë! Eshtë radha e Shqiptarëve! Po vjen dita për fitoren dhe ju t'ju lejm "Noc Rrokun". Ku e keni kryeministrin tuaj që na tregonte Atlantiku Oqeanin? Ku e keni? Është radha jonë të marrim fitoren dhe t'ju lejmë juve Noc Rrokun më 11 Maj.

flamur noka kuvend

Sondazh

Poll