10 Shkurt 2025, 15:56
Nga B.Z
Floriana Garo
TIRANË - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar në lidhje me arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Në një deklaratë për mediat, Garo shprehet se sipas saj arrestimi i Veliajt është bërë me urdhër të kryeministrit Rama. Garo shprehet se shkak për këtë është bërë ardhja e ekipit të Presidentit Trump në PD, që sipas saj ka alarmuar qeverinë. Sipas Garos pas mbylljes së USAID, Trump po bën edhe mbylljen e Bashkisë dhe Qeverisë së Soros në Shqipëri dhe kjo sipas saj ka trembur Ramën.
Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:
Mediat e Edi Ramës janë alarmuar sot, me urdhër nga lart, pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita.
Në kor dhe të organizuara, ato kanë filluar sulmin kundër Presidentit Trump, duke goditur njerëzit e tij në Tiranë, në krah të Sali Berishës dhe në krye të fushatës fituese të opozitës.
Nën të njëjtën regji që i komandon përherë, mediat e Ramës, pa respektuar as parimin numër 1 të gazetarisë, dhënien e lajmit dhe më pas komentin mbi të, kanë filluar të komentojnë dhe godasin Chris LaCivita.
Mediat e prapaskenës së Ramës, imagjinojnë shifra stratosferike për konsulencën e z. LaCivita, dhe madje vënë në dyshim aftësitë e tij, duke anashkaluar faktin se vetë Trump e konsideroi në fjalimin e fitores si një prej arkitektëve të triumfit.
Shqetësimi i tyre është në fakt paniku që ka kapur Ramën, i cili pasi ndërseu qentë e vegjël të sulmit, dhe e pa se nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump, urdhëroi ata prokurore, që deri dje kapnin vetëm opozitarë, të Skapnin Erion Veliajn.
Çmontimi i agjendës së Soros, të rrjetit dhe njerëzve të tyre në Tiranë, ka filluar. Pas mbylljes së USAID, Trump po bën edhe mbylljen e Bashkisë dhe Qeverisë së Soros në Shqipëri.
Kjo i ka trembur shumë të gjithë sorosianët me në krye Ramën.
Cdo sulm ndaj Trumpit, njerëzve të tij dhe Partisë Demokratike është vetem një medalje në luftën kundër rrjetit Soros dhe agjendës me prind 1 dhe 2, apo nje shoqerie pa gjini sic e ka dhënë vetë Zoti. Kjo luftë anti-Soros tashmë shtrihet nga Washingtoni në Tiranë.
Edhe njëherë, Partia Demokratike i uron mirëseardhjen dhe e falenderon Chris LaCivita dhe nëpërmjet tij presidentin Trump, për vendimin historik për t’iu bashkuar fushatës sonë dhe për ta bërë fituese opozitën dhe përsëritur përmbysjen që bëri Trump në Amerikë, edhe me Sali Berishën në Shqipëri.
Me Trump në krah, fitorja është e afërt dhe nuk fiton vetëm opozita, por edhe Shqipëria!
pd erion veliaj
Politike
10 Shkurt 2025, 15:29
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas arrestimit ...
Politike
10 Shkurt 2025, 15:27
B.Z
Makinat
TIRANË - Makinat që shoqëruan kryebashkiakun Erion Veliaj tek "Mine Peza" janë larguar nga Blloku i Sigurisë. Pasi kr...
Politike
10 Shkurt 2025, 15:22
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë nga zyra e tij dhe është dërgua...
Politike
10 Shkurt 2025, 15:21
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tranës, Erion Veliaj u arrestua pasditen e sotme me urdhër të P...
Politike
10 Shkurt 2025, 15:16
M.B
Çifti Veliaj
TIRANA- Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme është firmosur masë sigurie "arrest me...
Politike
10 Shkurt 2025, 15:14
B.Z
Bardh Spahia
TIRANË - Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës Bardh Spahia është paraqitur në Prokurorinë e Posaç...
Politike
10 Shkurt 2025, 15:03
r.ll
velia, berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tira...
Politike
10 Shkurt 2025, 14:58
r.ll
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, ...
Politike
10 Shkurt 2025, 14:47
r.ll
shoqerimi i veliajt
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas arrestimit është dërguar tek "Blloku i Sigurisë" tek r...
Politike
10 Shkurt 2025, 14:40
I.A
TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin se ku ndodhej Veliaj në të vertëtë, ndërkohë që mediat e p...