Sport

Trump "tallet" dhe politizon praninë e Taylor Swift në Super Bowl: "Ajo ishte e vetmja, që kishte një natë më të keqe se Chiefs"...

Swift mbështeti publikisht rivalen e Trump, demokraten Kamala Harris, gjatë fushatës së fundit zgjedhore.

10 Shkurt 2025, 14:31 Nga DOSJA
Trump "tallet" dhe politizon praninë e Taylor Swift në Super
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe këngëtarja Taylor Swift yll në Super Bowl

SHBA - Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se mbështetësit e tij ishin përgjegjës për talljet e këngëtares Taylor Swift gjatë Super Bowl, mes Kansas City Chiefs dhe Philadelphia Eagles të dielën.

"I vetmi që kishte një natë më të keqe se Chiefs e qytetit të Kansas ishte Taylor Swift,"- u tall manjati në një mesazh të postuar në Truth Social, rrjetin e tij social. "Ajo nuk i mirëprit nga stadiumi MAGA ("Make America Great Again"), baza ‘trumpiste’ nuk fal!"

Swift mori pjesë në Super Bowl në New Orleans për të parë të dashurin e saj, Travis Kelce, duke luajtur me Chiefs. Marrëdhënia e tyre e ka lidhur imazhin e artistes me atë të lojtarit, pasi të dy përfaqësojnë një nga çiftet më të njohur në Shtetet e Bashkuara.

Kur ajo u shfaq në ekranet e stadiumit, e fokusuar nga kamerat, ajo u tall nga fansat.

Ndonëse mund të duket se tifozët e Philadelphia Eagles ishin përgjegjës për brohoritjen, Trump e futi rivalitetin sportiv në arenën politike.

Swift mbështeti publikisht rivalen e Trump, demokraten Kamala Harris, gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Ndërkohë që Kelce tha këtë javë se ishte një "nder i madh" që Trump do të merrte pjesë në ndeshje, duke u bërë presidenti i parë amerikan që e bën këtë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll