Sport

Paralajmërimi i Ancelottit për katër sulmuesit e tij në derbi…

Trajneri i Madridit paralajmëroi Bellingham, Vini, Mbappé dhe Rodrygo në pjesën e parë të derbit që t'i përmbahen planit të lojës, sipas Marca.

10 Shkurt 2025, 13:00 Nga DOSJA

Paralajmërimi i Ancelottit për katër sulmuesit e tij në

SPANJE - Real Madrid u ndal në barazim në derbin kundër Atlético Madrid në Santiago Bernabéu, në një ndeshje që është bërë një dukuri e zakonshme në sezonin jokonsistent të bardhezinjve: një pjesë e parë e dobët dhe një pjesë e dytë dukshëm e përmirësuar.

Sipas gazetës Marca, në pjesën e parë të ndeshjes së së shtunës, Carlo Ancelotti ka lëshuar një paralajmërim për katër sulmuesit e tij që t'i përmbahen planit të lojës, që kishin punuar ditët e mëparshme. Vinicius, Bellingham, Rodrygo dhe Mbappé i bënë luftë njëri-tjetrit në 45 minutat e para dhe kjo ndikoi në paraqitjen sulmuese të bardhezinjve. 

Sipas informacioneve të sipërpërmendura, sulmuesit ishin të stërmbushur në krahun e majtë, me Vinicius që kërkonte topin në zonat e brendshme dhe nuk priste afër vijës së kontaktit, siç i kishte kërkuar Carletto gjatë gjithë javës.

Në pjesën e dytë, Madridi u rrit nga mbrojtja, ishte superior ndaj Atlético Madridit deri në pjesën e fundit dhe arriti të shpëtojë një pike, falë golit të Kylian Mbappé në minutën e 50-të. Skuadra e  Ancelottit, me një Vinicius dhe Rodrygo më të harmonizuar, krijoi raste, por i mungonte synimi për t'i shfrytëzuar ato.

Kundër Cityt në Etihad Stadium, me përjashtim të një surprize të madhe, Ancelotti do të mbështetet sërish në katërshen e parë. Pa Valverden në mesfushë, i cili do të duhet të zërë pozicionin e mbrojtësit të djathtë për shkak të dëmtimit të Lucas, dopio pivot me shumë gjasa do të formohet nga Ceballos dhe Camavinga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll