Sport

Super Bowl pa histori, Philadelphia Eagles “e masakron” Kansas City Chiefs...

Presidenti Trump largohet nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes, spektakli mes pjesëve pati të arrestuar

10 Shkurt 2025, 11:59 Nga DOSJA

Super Bowl pa histori, Philadelphia Eagles “e masakron” Kansas City

SHBA - Finalja e 59-të e Super Bowl ishte prej atyre ndeshjeve, ku nuk kishte shumë për të treguar. Tifozët e Philadelphia Eagles kanë gëzuar gjatë të gjithë kohës, pasi mbrojtja e tyre “e masakroi” Kansas City Chiefs në të katër pjesët e ndeshjes, për të fituar titullin e dytë në historinë e klubit me shifrat 40-22.

Sa i përket spektaklit mes pjesëve një balerin u arrestua pasi shpalosi flamurin e Palestinës dhe atë të Sudanit gjatë performancës së Kendrik Lamar.

Super Bowl pa histori, Philadelphia Eagles “e masakron” Kansas City

VIP-at në stadium ishin të shumtë, ndërsa kryesori presidenti Donald Tramp u vu re që të largohej nga “Caesars Superdome” përpara kohe. Në fillim të takimit presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte parashikuar një fitore të Kansas Sitit, pasi sipas tij diferencën do ta bënte lojtari më i mirë i NFL-së amerikane, Patrik Mahoms.

Mbase në zgjedhjen e bërë nga presidenti ka ndikuar edhe refuzimi që i bëri ftesës së tij ekipi i Philadelphia Eagles në 2018-ën pas triumfit në Super Bowl, kur refuzuoi që të shkonte në pritjen e Shtëpisë së Bardhë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll