Sport

I mungoi shkëlqimi, Santos barazoi në ndeshjen e rikthimin e Neymar si titullar…

Ish-lojtari i Barcelonës, PSG-së dhe Al Hilalit, luajti 74 minuta, por ai dukej se "i mungonte energjia".

10 Shkurt 2025, 11:00 Nga DOSJA

I mungoi shkëlqimi, Santos barazoi në ndeshjen e rikthimin e Neymar si

BRAZIL - Neymar ka startuar për Santos në ndeshjen kundër Novorizontino për Campeonato Paulista, e cila përfundoi pa gola, me ish-lojtarin e Barcelonës dhe PSG-së të zëvendësuar në minutën e 74-të dhe larg versionit të tij më të mirë.

Ndonëse në letër ishte një ndeshje pa ndonjë rrezik të madh për Santosin, Novorizontino luajti si i barabartë, dominonte disa herë me lehtësi dhe dinte ta mbante Neymar nën kontroll me shënjimin efektiv të zonës.

Pa yje, por me një lojë të rregullt dhe ngutshme, skuadra e përulur e Novo Horizonte arriti t'i shkaktojë probleme Santosit, i cili këtë vit do të rikthehet në Kategorinë e Parë të futbollit brazilian, pasi sezonin e kaluar luajti në Kategorinë e Dytë.

Trajneri portugez i Santos, Pedro Caixinha, nuk u përmbajt dhe rreshtoi gjithashtu mes titullarëve të tij venezuelianin Jefferson Soteldo dhe Tiquinho Soares, i cili sapo ka ardhur nga Botafogo, me të cilin fitoi Copa Libertadores vitin e kaluar.

Neymar, i cili debutoi me ekipin me të cilin ishte formuar të mërkurën e kaluar, kur u bashkua në fazën e dytë, këtë herë tregoi më shumë lëvizshmëri, por i mungonte qëndrueshmëria dhe u zëvendësua në minutën e 74-të nga Gabriel Bomtempo.

'Djali Ney', i cili mbushi 33 vjeç këtë javë, ende nuk e ka rikuperuar formën e tij, pas disa muajsh jashtë fushës për shkak të dëmtimeve të pësuar gjatë lojës për Al Hilal të Arabisë Saudite, me të cilin ndërpreu kontratën në janar për t'u rikthyer në Santos, të cilin e la në 2013 për të filluar aventurën e tij evropiane, fillimisht te Barcelona dhe më pas te PSG.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll