Sport

Peter Schmeichel këshillon Eriksen: "Kthimi te Ajax do ishte një lëvizje e shkëlqyer!"

“Ai është një mesfushor dhe “Harkëtarët” kanë nevojë për dikë që mund të vrapojë lart e poshtë për 90 minuta".

10 Shkurt 2025, 14:00 Nga DOSJA

Peter Schmeichel këshillon Eriksen: "Kthimi te Ajax do ishte një

ANGLI - Ruben Amorim nuk po e llogarit më shumë Christian Eriksen dhe kjo mund ta bëjë danezin të reflektojë për të ardhmen e tij. Siç raporton As, Peter Schmeichel, legjenda daneze e portës te “Djajtë e Kuq”, e këshilloi atë të ndërronte ajrin dhe të kthehej në atdheun e tij, ku filloi gjithçka.

"Do të ishte një lëvizje e shkëlqyer për të që të shkonte te Ajax. Ai është një mesfushor dhe “Harkëtarët” kanë nevojë për dikë që mund të vrapojë lart e poshtë për 90 minuta".

Natyrisht, edhe për shkak të moshës së tij, performanca e ish-lojtarit të Interit ka rënë pak në krahasim me vitet e tij më të mira.

"Edhe mënyra se si trajneri dëshiron të luajë nuk i përshtatet atij: ai e fiton topin shpejt dhe ka gjithmonë një ritëm shumë të lartë. Nuk është në natyrën e tij, për fat të keq ai nuk e ka më energjinë që kishte si fëmijë. Megjithatë, teknikisht do të ishte shumë i mirë, dhe ai do të ishte shumë i mire për Ajax".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll