Aktualitet

Iu sekuestrua celulari me kërkesë të SPAK, Gentian Sula kërkon rrëzimin e vendimit në GJKKO, biznesmeni nuk merr pjesë në seancë

Gentian Sula ka kërkuar nga GJKKO rikthimin e telefonit të sekuestruar.

10 Shkurt 2025, 11:25 Nga N.F
Iu sekuestrua celulari me kërkesë të SPAK, Gentian Sula
Gentian Sula

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka nisur ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj biznesmenit, Gentian Sula. Kjo seancë vjen pas ankimimit të Sulës për vendimin e disa ditëve më parë ku iu sekuestrua telefoni celular me kërkesë të SPAK.


Gentian Sula ka kërkuar nga GJKKO rikthimin e telefonit të sekuestruar. Ai nuk është paraqitur vetë në Gjykatën e Posaçme, por po përfaqësohet nga avokati i tij. Biznesmenit iu sekuestrua celulari gjatë kontrolleve që ka kryer SPAK në kuadër të hetimeve për dyshimet për korrupsion.

gentian sula gjkko spak

Sondazh

Poll