Aktualitet

Dhunoi fizikisht bashkëshorten dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre 10-vjeçar, arrestohet 49-vjeçari në Elbasan

Policia ka ndërhyrë menjëhere për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje. Ngjarja u regjistrua në fshatin Godolesh. 

10 Shkurt 2025, 10:02 Nga N.F
Dhunoi fizikisht bashkëshorten dhe tentoi të godiste me
Foto ilustruese

ELBASAN-Një 49-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Elbasan. Arrestimi i tij mësohet ka ardhur pasi ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur.

Policia ka ndërhyrë menjëhere për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje. Ngjarja u regjistrua në fshatin Godolesh.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimet profesionale të shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e dhunës në një familje, në fshatin Godolesh. Kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe tentoi të godiste me sëpatë djalin e tyre të mitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një rast të dhunës në familje, në fshatin Godolesh, kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. V., 49 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ka tentuar të godasë me sëpatë djalin e tyre 10 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

arrestohet 49-vjeçari në elbasan dhune ne familje

Sondazh

Poll