Aktualitet

Problemet teknike me faqen zyrtare, Prokuroria e Shtetit në Kosovë mohon nisjen e hetimeve ndaj KQZ-së

Një zëdhënëse e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku bëri me dije se as Prokurori i Shtetit dhe as Prokuroria Speciale nuk ka urdhëruar nisje hetimesh ndaj KQZ. 

10 Shkurt 2025, 08:17 Nga r.ll
Problemet teknike me faqen zyrtare, Prokuroria e Shtetit në Kosovë
foto ilustruese

KOSOVË- Mbrëmjen e djeshme u raportua se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në Komisionin Qendror Zgjedhor në Kosovë për shkak të problemeve teknike që u paraqitën gjatë publikimit të të dhënave nga numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Këtë e ka mohuar një zëdhënëse e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ku bëri me dije se as Prokurori i Shtetit dhe as Prokuroria Speciale nuk ka urdhëruar nisje hetimesh ndaj KQZ. 

“Ju informoj se Prokurori i Shtetit, duke e përfshirë edhe Prokurorinë Speciale, nuk ka dhënë urdhër për nisjen e hetimeve kundër KQZ-së”, ka thënë shkurtimisht Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas nisjes së numërimit të votave, ra nga sistemi duke shfaqur probleme teknike. Kur ishin numëruar 23.5% e votave, faqja zyrtare e KQZ-së doli jashtë funksionit. KQZ ka bërë të ditur se është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Sipas KQZ-së për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për tu njohur me platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem.

kqz prokurori i shtetit

Sondazh

Poll