Aktualitet

VIDEO/ Po monitoronin një aksion të IKMT-së për shembjen e një objekti në Shkodër, grupi i xhirimit të "Piranjave" sulmohet nga policia, të pranishme edhe forcat e FNSH-së

Nga pamjet e regjistruara duket qartë që efektivët e policisë tërheqin me dhunë gazetarin dhe kameramanin, pavarësisht sjelljes së tyre korrekte teksa po kryenin punën e tyre me paanësi për publikun.

10 Shkurt 2025, 10:25 Nga N.F
VIDEO/ Po monitoronin një aksion të IKMT-së për
Shkodër

SHKODËR- Një sulm i paprecedentë fizik është regjistruar ndaj grupit të xhirimit të "Piranjave" në qytetin e Shkodërës. "Piranjat" në Shkodër po monitoronin nga afër një aksion nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për shembjen e një objekti në Shkoder, që sipas autoriteteve është i paligjshëm.

Nga pamjet e regjistruara duket qartë që efektivët e policisë tërheqin me dhunë gazetarin dhe kameramanin, pavarësisht sjelljes së tyre korrekte teksa po kryenin punën e tyre me paanësi për publikun. "Piranjat" informojnë se në terren krahas IKMT dhe policisë prezent janë edhe forcat e FNSH të pajisur me armë automatike.

 

piranjat shkoder dhune ndaj gazetarit

Sondazh

Poll