Sport

Ancelotti i mallkuar... Vasquez humbet ndeshjen e Cityt, dëmtimi i 36-të i sezonit!

“Ai u diagnostikua me një dëmtim muskulor në tendinën e gjurit të majtë. Ai është përjashtuar nga skuadra për ndeshjen në Mançester Cityt”

10 Shkurt 2025, 07:30 Nga DOSJA

Ancelotti i mallkuar... Vasquez humbet ndeshjen e Cityt, dëmtimi i

SPANJE - "Pas testeve të kryera mbrëmë nga shërbimi mjekësor i Real Madridit te lojtari Lucas Vázquez, ai u diagnostikua me një dëmtim muskulor në tendinën e gjurit të majtë. Ai është përjashtuar nga skuadra për ndeshjen në Mançester Cityt. Ne presim zhvillime të mëtejshme."

kjo është deklarata e publikuar në faqen zyrtare të Real Madridit në lidhje me mbrojtësin spanjol që nuk do të luajë në raundin e parë të Champions League.

Një tjetër dëmtim në repartin e mbrojtjes për Merengues, me trajnerin Carlo Ancelotti që tashmë duhet të bëjë edhe pa lojtarë si Carvajal, Militao, Alaba dhe Rüdiger.

Siç raporton gazeta Marca, Real Madridi ka pësuar 36 lëndime deri më tani këtë sezon, nga të cilat 26 janë muskulare dhe 10 janë traumatike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Real Madrid C.F. (@realmadrid)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll