Politike

Festa e LVV në Prishtinë/ Kurti u drejtohet partive opozitare: Çfarë hajvanash

Duke e komentuar programin e tyre në fushatë zgjedhore, Kurti iu referuar atyre si “hajvanë”.

10 Shkurt 2025, 00:50 Nga I.A

Festa e LVV në Prishtinë/ Kurti u drejtohet partive opozitare:

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti në tubimin ku doli për të shpallë fitoren e tij ka përdorur gjuhë fyese ndaj opozitës. Duke e komentuar programin e tyre në fushatë zgjedhore, Kurti iu referuar atyre si “hajvanë”.

“Keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash. Ose jepshin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre. Çfarë hajvanash. Hajnat kanë me shku në burg, sepse qeky mandat është mandat i hekurudhave, digave, drejtësisë me Byro për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Prokurori Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe me Vetting në sistem të drejtësisë,” tha Kurti.

albin kurti zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll