Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ Abdixhiku: Rezultati është i pakënaqshëm, do jap llogari te votuesit dhe te LDK

Për këtë ai tha se merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe do të japë llogari në LDK dhe te qytetarët që kanë votuar sot për LDK.

9 Shkurt 2025, 23:39 Nga I.A
Zgjedhjet në Kosovë/ Abdixhiku: Rezultati është i
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kandidati i LDK-së për kryeministër Lumir Abdixhiku ka publikuar të dhënat preliminare në zgjedhjet e 9 shkurtit. Abdixhiku në fjalën e tij ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli e para, Partia Demokratike e Kosovës e dyta, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e treta. Për këtë ai tha se merr përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe do të japë llogari në LDK dhe te qytetarët që kanë votuar sot për LDK.

“Atë që do duhej ta bënte KQS po e bëjmë ne, rezultatet përfundimtare, votat e diasporës dhe ato më kusht nuk janë të përfshira. Sipas numërimeve nga komisionarët tonë, LDK ka 18.4%, VV ka 39.8%… Është rezultat që e respektojmë, përgjegjësinë e marr në tërësi unë dhe do i jap llogari LDK dhe qytetarëve që kanë votuar për LDK. Rezultati nuk është i kënaqshëm por jemi me rritje”, tha Abdixhiku. 

Abdixhiku ka thënë se presin të kenë rreth 30-35 mijë vota nga diaspora dhe do ta çojnë rezultatin në rreth 190 mijë vota. I pyetur nëse LDK do të hyjë në negociata për koalicione ai dha një përgjigje të shkurtër.  

Parimet e LDK-së për koalicione mbeten të njëjta si para fushatës ashtu edhe pas fushatës. Nëse populli i Kosovës vendos të na mbajë në opozitë, do të qëndrojmë në opozitë dhe i urojmë popullit të zgjedh mbarë e mirë dhe të marrë përgjegjësinë për zgjedhjet e bëra. Ndonëse kemi rritje të konsiderueshme, nuk është rezultat i kënaqshëm. Ky rezultat na jep me shumë gjasë statusin e opozitarit. Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje. Besoj që rritja e LDK-së nga 110 mijë vota në aq sa pretendojmë të kemi, 190 mijë vota, është sukses i mirë por jam shumë i lodhur sot për të bërë ndonjë deklaratë tjetër afatgjate për fatin tim politik, e që është brenga ime e fundit sonte”, tha Abdixhiku.

lumir abdixhiku zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll