Politike

LDK shpall fitoren në Istog: Ky rezultat është dëshmi e mbështetjes suaj

Gjithashtu ai ka theksuar se ky rezultat është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve dhe e punës së qeverisjes komunale në shërbim të të gjithëve, duke shtuar se angazhimi për fuqizimin e LDK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

9 Shkurt 2025, 23:24 Nga E. D
LDK shpall fitoren në Istog: Ky rezultat është dëshmi e
Ilir Ferati

KOSOVË- Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shpallur fitoren e LDK-së në këtë komunë. Ai përmes një postimi në Facebook Ferati ka shkruar se LDK ka dalë fituese në Istog. Gjithashtu ai ka theksuar se ky rezultat është dëshmi e mbështetjes së qytetarëve dhe e punës së qeverisjes komunale në shërbim të të gjithëve, duke shtuar se angazhimi për fuqizimin e LDK-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Postimi i tij:

Të nderuar qytetarë, Faleminderit për kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor të sotëm! Jam thellësisht mirënjohës për besimin tuaj ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës në Istog, e cila ka dalë fituese në këto zgjedhje.

Ky rezultat është dëshmi e mbështetjes suaj dhe e angazhimit të palodhur të strukturave tona, si dhe e punës së madhe të qeverisjes sonë komunale në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim.

Mbetemi të përkushtuar në misionin tonë dhe besojmë në fuqizimin e mëtejshëm të LDK-së në të gjitha proceset që na presin.

Një falënderim i veçantë për strukturat tona të përkushtuara besnikëria dhe puna juaj maratonike janë forca jonë kryesore! Jam krenar për secilin prej jush.

Të dashur qytetarë, në ditët në vijim do të presim rezultatet përfundimtare nga KQZ dhe përmbylljes së këtij procesi demokratik.

Me respekt,
Iliri

zgjedhjet ne kosove ilir ferati ldk

Sondazh

Poll