Politike

Festa e LVV në Prishtinë/ Kurti: Këto zgjedhje treguan se populli i Kosovës ka mundur edhe Serbinë

Kryeministri Kurti ka shpallur fitoren e parakohshme ndërsa gjatë fjalës së tij në Prishtinë para mbështetësve, tha se kjo ishte një ditë historike.

10 Shkurt 2025, 00:38 Nga E. D
Festa e LVV në Prishtinë/ Kurti: Këto zgjedhje treguan se populli
pamje nga vendngjarja

KOSOVË- Albin Kurti dhe mbështetësit e tij kanë nisur festën në shesh, pas daljes së rezultateve paraprake të zgjedhjeve në Kosovë, ku deri në 00:30 janë numërua 73% e votave, në bazë të së cilave Lëvizja Vetëvendosje rezulton e para. Kryeministri Kurti ka shpallur fitoren e parakohshme ndërsa gjatë fjalës së tij në Prishtinë para mbështetësve, tha se kjo ishte një ditë historike.

“Këto zgjedhje kanë treguar diçka të vlefshme për politikën dhe historinë, populli i Kosovës e ka mund edhe Serbinë. Urime e gëzuar të gjithëve nuk i kemi ende rezultatet përfundimtare,e ato preliminare tregojnë një gjë të vërtet të saktë, të qartë që LVV-ja është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Bravo, urime i falënderoj të gjithë votuesit tanë që na kanë mbështetur që nga mëngjesi si kurorëzim i një pune, 1 muaj në fushatë, katër vjet qeverisje edhe 20 vjeçare në LVV. Faleminderit secilit për punën rolin angazhimin dhe kontributin, ditë natë gjithandej cep më cep Republikës sonë edhe në diasporë”, tha Kurti.

zgjedhjet parlamentare ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll