Politike

PDK rikonfirmon Drenasin si bastion të pathyeshëm: Kemi marrë 71% të votave

Lladrovci ka shtuar se Partia Demokratike sot u votua mbi 71% në Drenas, duke e rikonfirmaur këtë komunë si bastion të pathyeshëm të PDK-së.

9 Shkurt 2025, 23:55 Nga I.A
PDK rikonfirmon Drenasin si bastion të pathyeshëm: Kemi marrë 71%
Foto Ilustruese

KOSOVË- Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka falënderuar qytetarët e Drenasit për procesin e mbarë të zgjedhjeve të sotme. Lladrovci ka shtuar se Partia Demokratike sot u votua mbi 71% në Drenas, duke e rikonfirmaur këtë komunë si bastion të pathyeshëm të PDK-së.

Reagimi i Plotë:

Qytetarë, aktivistë dhe anëtarë të PDK-së nga komuna e Drenasit, Faleminderit! Faleminderit për procesin e shkëlqyer zgjedhor dhe fushatën dinjitoze! Sipas shënimeve që disponojmë nga raportet e ardhura nga udhëheqësit e qendrave të votimit, në komunën e Drenasit, sot, kanë votuar 26.800 qytetarë, nga këto vota, mbi 19.000 vota janë për PDK-në, apo mbi 71%. Faleminderit, jam krenar me qytetarët kampion të komunës kampion. Ky numër i votuesve është lajmi i mirë nga Drenasi.

Për këtë dalje të votuesve, dua të falënderoj shefat e shtabeve zgjedhore në nëndegë, anëtarët e Shtabit zgjedhor të degës së PDK-së, anëtarët e Kryesisë së Degës dhe kandidatët për deputet. Përkushtimi i degës për këtë arritje, ka filluar moti, hap pas hapi, ofruam bashkëpunim të plotë për vizionin Kosova mundet ma mirë, Bedri Hamza kryeministër dhe krijuam kushte për fushatë të suksesshme duke qenë gjithëpërfshirëse. Pjesëmarrja në fushatë zgjedhore, ka qenë me rreth 10.000 qytetarë me 44 takime zgjedhore. Falënderoj çdo qytetar që doli te kutitë e votimit, në veçanti ata që e rikonfirmuan Drenasin bastion të pathyeshëm të PDK-së. Drenasi është zemra e Kosovës!”.

ramiz lladrovci

Sondazh

Poll