Politike

"Urime për fitoren e madhe..."/ Fatmir Limaj shpall fitoren në Malishevë: Shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet

Gjithashtu Limaj ka thënë se është krenar me vendlindjen e tij, Malishevën.

9 Shkurt 2025, 22:52 Nga E. D
"Urime për fitoren e madhe..."/ Fatmir Limaj shpall fitoren
Fatmir Limaj

KOSOVË- Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në Malishevë koalicioni me AAK-në ka marrë mbi 40% të votave, bazuar në rezultatet fillestare. Gjithashtu Limaj ka thënë se është krenar me vendlindjen e tij, Malishevën.

Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare. Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën. Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate. Faleminderit nga zemra Malisheva ime! Faleminderit nga zemra secilit qytetarë të Kosovës që na votuan sot”, ka shkruar Limaj.

fatmir limaj

Sondazh

Poll