Politike

Problemet me faqen, kreu i KQZ: Kemi vendosur që të mbledhin të dhënat në mënyrë manuale

Radoniqi ka bërë të ditur se, pavarësisht përgatitjeve të bëra nga KQZ, sistemi nuk ka funksionuar siç duhej.

9 Shkurt 2025, 23:14 Nga I.A
Problemet me faqen, kreu i KQZ: Kemi vendosur që të mbledhin të
Kreshnik Radoniqi

KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka dalë në një konferencë për media për të sqaruar procesin e numërimit të votave dhe problemet teknike me platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare. Radoniqi ka bërë të ditur se, pavarësisht përgatitjeve të bëra nga KQZ, sistemi nuk ka funksionuar siç duhej.

“Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë, gjithçka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën. Por, për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë që t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike,” ka deklaruar Radoniqi.

Si rezultat, KQZ ka vendosur të mbledhë të dhënat manualisht nga të gjitha vendvotimet përmes formularëve të rezultateve, të cilat tashmë janë plotësuar pas numërimit të fletëvotimeve.

Sigurojmë qytetarët e Kosovës se mostransmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare për subjektet politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet përfundimtare. Pasi t’i grumbullojmë në mënyrë manuale, do t’i publikojmë,” ka theksuar ai.

kreshnik radoniqi zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll