Politike

Rikthehet faqja e KQZ/ Numërohen mbi 50% të votave në Kosovë

Sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve në Kosovë, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve atje, Lista Srpska dhe Koalicioni për Familje, nuk e kalojnë pragun e 5%.

9 Shkurt 2025, 22:23 Nga I.A
Rikthehet faqja e KQZ/ Numërohen mbi 50% të votave në Kosovë
Rezultatet

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon të publikojë rezultatet zyrtare që vijnë nga qendrat e numërimit të votave të zgjedhjeve të kësaj të diele. Vendin e parë e kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 37.50% të votave, ndërsa në vend të dytë është PDK me 29.8%. Sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve në Kosovë, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve atje, Lista Srpska dhe Koalicioni për Familje, nuk e kalojnë pragun e 5%.

Rezultatet e publikuara:

Lëvizja Vetëvendosja - 37.50% të votave

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) - 29.8%

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) - 16.29%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 7.92%

Lista Srpska - 2.28%

Koalicioni për Familje - 2%

 

 

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll