Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Koalicioni për Familjen: Nuk ju besojmë rezultateve të Exit Poll-eve! Po presim rezultatet e KQZ-së!

Rrahamani u shpreh se janë duke pritur rezultatet e KQZ-së, ndërsa shtoi se kauza për mbrojtjen për familjen do të vazhdojë angazhimin e saj.

9 Shkurt 2025, 20:59 Nga B.Z
Zgjedhjet parlamentare/ Koalicioni për Familjen: Nuk ju besojmë
Eman Rrahamani

KOSOVË - Eman Rrahamani nga Koalicioni për Familje ka deklaruar se nuk ka besim tek sondazhet e Exit Polleve që dolën menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit.

Në një deklaratë për mediat Rrahamani u shpreh se janë duke pritur rezultatet e KQZ-së, ndërsa shtoi se kauza për mbrojtjen për familjen do të vazhdojë angazhimin e saj.

“Neve do të presim rezultatet që janë duke u numëruar nga KQZ dhe anëtarët brenda vendvotimeve. Natyrisht që jemi falënderues për secilën votë. Ky koalicion ka fillimin e tij tash e 2 muaj dhe do të vazhdoj të jetë prezentë në skenën politike, Presim rezultate të mira edhe nga ana e KQZ. Do të angazhohemi që të jemi pjesë konstruktive e skenës politike në vendin tonë. Do t’i presim rezultatet preliminare. Rezultatet e Exit Polleve nuk besojmë që janë rezultatet korrekte për asnjë parti politike. Gjendja në terren është më ndryshe. Kauza për mbrojtjen për familjen do të vazhdojë angazhimin e saj”, tha ai.

 

zgjedhje kosove

Sondazh

Poll