Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë/ Njëri firmosi gabimisht ndërsa tjetri me fletushka të fotokopjuara, paraqiten dy raste problematike në Prokurorinë e Mitrovicës

Në shkollën “Musa Hoti” në Frashër të Mitrovicës është raportuar se një qytetar, pas orës 15:00, gjatë votimit ka nënshkruar gabimisht tek një person tjetër në fletëvotim.

9 Shkurt 2025, 18:33 Nga M.B
Zgjedhjet në Kosovë/ Njëri firmosi gabimisht ndërsa tjetri
Foto ilustruese

KOSOVA- Kosova mban sot zgjedhjet parlamentare dhe mësohet se jatë ditës në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë paraqitur dy raste. Në shkollën “Musa Hoti” në Frashër të Mitrovicës është raportuar se një qytetar, pas orës 15:00, gjatë votimit ka nënshkruar gabimisht tek një person tjetër në fletëvotim.

Lidhur me këtë rast, prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha ka thënë se ky rast është konstatuar se është një gabim dhe është rregulluar me komision.

“Ky rast është konstatuar si gabim, është rregulluar me komision”, ka thënë Rexha.

Ndërsa, në shkollën “Fazli Grajçevci” në Shipol të Mitrovicës, një person dyshohet se po posedon fletushka të fotokopjuara dhe të zbrazëta, e i cili po udhëzon qytetarët se si të votojnë. Rexha ka thënë se ky rast është nën hetime.

“Rasti është nën hetime”, ka thënë ai.

kosova

Sondazh

Poll