Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë/ Sulmohet asamblisti i LDK-së në Viti, Policia: Rasti ndodhi për parking

Në një postim në rrjetet sociale thuhet se i bëjnë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti.  

9 Shkurt 2025, 16:19 Nga M.B
Zgjedhjet në Kosovë/ Sulmohet asamblisti i LDK-së në Viti,
Foto nga vendi i ngjarjes

KOSOVA- Rast i një sulmi është regjistruar në zgjedhjet e sotme në Viti, nga ku raportohet asamblisti i LDK-së, Ilir Zuka është i sulmuari. Rastin e ka dënuar dega e LDK-së në Viti. Në një postim në rrjetet sociale thuhet se i bëjnë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti. Policia e Kosovës në anën tjetër, ka deklaruar se rasti është inicuar sulm, i cili dyshohet se ndodhi për parking.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Viti dënon ashpër sulmin fizik ndaj këshilltarit komunal, z. Ilir Zuka, nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Pozheran. Ky akt i shëmtuar dhe i papranueshëm është sulm ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së shprehjes. I bëjmë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin menjëherë masa dhe të vënë para drejtësisë autorët e këtij akti të shëmtuar. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe as në jetën publike”, thuhet në postim.

kosova

Sondazh

Poll