Aktualitet

E pazakontë në Malishevë/ Votimi në gjimnazin "Hamdi Berisha" pa ngrohje, tekniku ka marrë me vete çelësin, ndodhet në Itali

Tekniku i cili punon në këtë shkollë mësohet se ka shkuar në Itali dhe çelësat i ka marrë me vete. Një situatë e padëgjuar më parë por që votuesit dhe vëzhguesit po vuajnë pasojat, duke qendruar në ambiente të ftohta në mes të shkurtit.

9 Shkurt 2025, 14:47 Nga N.F
E pazakontë në Malishevë/ Votimi në gjimnazin "Hamdi
Foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë ditën e sotme po zhvillohen zgjedhjet parlamentare ndërsa qendrat e votimit janë hapur në të gjithë vendin që nga ora 07:00. Procesi i votimit deri më tani në të gjithë vendin ka shkuar pa incidente dhe problematika të mëdha. Ndërkohë një situatë e pazakontë ka ndodhur në Malishëve.

Mediat në Kosovë gjatë raportimeve rutinë rreth ecurisë së votimit kanë zbuluar një problem. Mësohet se votimi në gjimanzin 'Hamdi Berisha' është pangrohje. Shkak i kësaj situatë mësohet se është mungesa e çelësit të dhomës ku ndodhen pajisjet për ndezjen e tyre. Tekniku i cili punon në këtë shkollë mësohet se ka shkuar në Itali dhe çelësat i ka marrë me vete. Një situatë e padëgjuar më parë por që votuesit dhe vëzhguesit po vuajnë pasojat, duke qendruar në ambiente të ftohta në mes të shkurtit.

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Katër janë kandidatët për Kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje; Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër nga ana e PDK-së; Lumir Abdixhiku, është kandidati i LDK-së për Kryeministër dhe Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

zgjehdjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll