Aktualitet

“Pjesëmarrja nuk është shumë e kënaqshme”/ Kreu i komunës së Prizrenit: Në 2021 trendi ka qenë më i lartë! Ka zhgënjim të votuesve për performancë të ulët të qeverisë

Ai gjithashtu u shpreh se është shumë e rëndësishme që të kenë zgjedhje të lira dhe demokratike, por deri tani ka pasur një dalje që nuk është shumë e kënaqshme. 

9 Shkurt 2025, 17:16 Nga E. D
“Pjesëmarrja nuk është shumë e kënaqshme”/
Shaqir Totaj

PRIZEREN- Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj është shprehur se numri i votuesve deri në këtë momente është më i ulët se në zgjedhjet e 2021. Totaj duke folur për Top Channel u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin familjarisht të shfrytëzojnë këtë obligim kushtetues. Ai gjithashtu u shpreh se është shumë e rëndësishme që të kenë zgjedhje të lira dhe demokratike, por deri tani ka pasur një dalje që nuk është shumë e kënaqshme. 

“Për ne është e rëndësishme që të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, deri tani kemi pasur një dalje që nuk është shumë e kënaqshme, sidomos në Prizren, unë pres që në pjesën e mbetur deri në mbylljen e votimeve qytetarët të dalin në mënyrë më masive sepse pjesëmarrja më e madhe është treguesi i një demokracie më të madhe, pres që të rritet numri i pjesëmarrjes. Në 2021 trendi ka qenë më i lartë se ka qenë një lloj euforie për shkak se Kosova ka pas nevojë për ndryshime. Ka zhgënjim të votuesve për performancë të ulët të qeverisë, një nga arsyet”, tha ai.

shaqir totaj

Sondazh

Poll