Aktualitet

Vijon procesi zgjedhor në Kosovë, një grua në Zveçan përfundon në komisariat për shkak se fotografoi votën

Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime ishte 22.48 për qind.

9 Shkurt 2025, 15:44 Nga r.ll
Vijon procesi zgjedhor në Kosovë, një grua në Zveçan
foto ilustruese

KOSOVË- Një grua e nacionalitetit serb u ndalua për fotografimin e fletëvotimit në një vendvotim në qendrën e votimit 2091 në Zveçan. 

Pas raportimit të ngjarjes nga një anëtare e komisionit të qendrës së votimit, ajo u dërgua në stacion policor, edhe pse tha se e ka fshirë fotografinë.

Në përgjithësi procesi zgjedhor, deri më tani ka vijuar i qetë pa incidente. Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 15:00 pjesëmarrja në votime ishte 22.48 për qind. Sipas të dhënave nga 1,970,944 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar 442,986 qytetarë.

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll