Aktualitet

Zëdhënësi i KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë ka nisur procesi i votimit

Elezi njoftoi se materiali zgjedhor u shpërnda në orët e para të mëngjesit. 

9 Shkurt 2025, 08:31 Nga r.ll
Zëdhënësi i KQZ: Në të gjitha qendrat e votimit në
valmir elezi

KOSOVË- Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka thënë se në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi i votimit. Elezi njoftoi se materiali zgjedhor u shpërnda në orët e para të mëngjesit. 

“Në orët e hershme dhe me kohë është shpërndarë materiali zgjedhor. Duke u mbështetur në informacionet deri më tani, në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës, pra në 903 me gjithsej 2533 vendvotime ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt në këto qendra të votimit, siç e dini, KQZ ka caktuar 38 qendra të votimit me kusht, nga një në çdo komunë”, ka thënë ai. 

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

valmir elezi zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll