Sport

“Maradona filloi të qajë”, djali i Zicos kujton episodin: “Nuk do ta harroj kurrë...”

Júnior Coimbra kujton episodin me yllin legjendar argjentinas

8 Shkurt 2025, 15:00 Nga DOSJA

“Maradona filloi të qajë”, djali i Zicos kujton episodin:

BRAZIL - Júnior Coimbra është djali i Zicos, një figurë kryesore në Flamengo. Ai ishte në programin 'Resenha' dhe kujtoi edicionin e dytë të 'Jogo das Estrelas', një ndeshje bamirësie e përvitshme, që Zico e krijoi në vitin 2004. Kjo, pasi ylli argjentinas Maradona mori pjesë... dhe përfundoi me lot.

"Maradona kishte kërkuar një shumë parash për të marrë pjesë në All-Star Game. Unë thashë se nuk mund ta përballoja, sepse ishte një lojë e vogël bamirësie. Kur kishte mbetur edhe një ditë, më telefonuan dhe më thanë se Maradona do të vinte me shtatë shokë, nëse paguanim udhëtimin. Unë i thashë po, ata erdhën dhe bëmë një ‘barbecue’ në shtëpinë e babait tim, u takuan atje shumë yje të tjerë."

"E çova Maradonën për të parë dhomën e trofeve të babait tim dhe ai filloi të qante. Më mori krahun dhe më tha: “Kjo është dhurata më e madhe që një baba mund t'i bëjë djalit të tij. Mos e harro kurrë këtë”. Sytë e tij ishin plot me lot. Nuk do ta harroj kurrë. Përulësia e tij, ai përshëndeti të gjithë në stadium, në rrugë, në piceri",- madje tërhoqi vëmendjen më shumë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll