Sport

Virgil Van Dijk: "Kush thotë se e di të ardhmen time... gabohet"

Kontrata e qendërmbrojtësit holandez me Liverpool-in përfundon në fund të sezonit

8 Shkurt 2025, 14:30 Nga DOSJA

Virgil Van Dijk: "Kush thotë se e di të ardhmen time...

ANGLI - Qendërmbrojtësi holandez Virgil Van Dijk, lideri dhe kapiteni i Liverpoolit, mbetet i qetë dhe i mbledhur. Me një kontratë deri në fund të këtij sezoni, lojtari ka qenë i lidhur me një gamë të gjerë klubesh dhe transferime të mundshme.

Mirëpo, holandezi 33-vjeçar me drejtpërdrejtshmërinë e tij të zakonshme, i këshillon të gjithë të qëndronin të qetë.

"Nuk e kam idenë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Dhe kushdo që thotë se e di të ardhmen time... e ka gabim. Rrini të qetë, sepse askush nuk e di...",- u tha ai gazetarëve anglezë pas përplasjes me Tottenhamin, në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll